Lajmet e fundit
Strategu gjerman do të përballet me ish skuadrën e tij, në rrugëtimin e Reds drejt finales se Ligës së Europës.

Çerekfinalet e Ligës së Europës kanë rezervuar një përballje interesante dhe të veçantë.
Liverpooli i Jurgen Klopp, që në 1/16 mposhti Manchester Unitedin, do të përballet me Borussia Dortmund, që për te arritur këtë fazë u tregua më i fortë se Tottenham Hotspur.
Strategu gjerman do të përballet me ish skuadrën e tij, në edicionin e parë si menaxher i Reds.
Paraprakisht Klopp pati thënë se nuk do ta donte asesi këtë short, por tani është fakt dhe arritja e gjysmëfinales bëhet vetëm duke kaluar mbi shtëpinë e tij të vjetër.