Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet ekipit që udhëheq edhe ekipit tjetër anglez Tottenham.
Përballja e tyre do të jetë të shtunën me datën 1 qershor, në stadiumin Wanda Metropolitano.
Kur kanë mbetur më pak se gjashtë ditë, Klopp ka theksuar se shpreson tek e treta e vërteta.
Për herë të tretë Klopp gjendet në finale të garës më prestigjioze të futbollit në Evropë.
Në vitin 2013-të me Dortmundin u mposht nga rivali tjetër gjerman Bayern Munchen, dhe në vitin 2018 po me Liverpoolin u mposht nga Real Madridi, shkruan UEFA.com përcjellë Klan Kosova.
Jurgen Klopp shtoi se taktika e tij do të jetë e bazuar duke i studiuar mangësitë e kundërshtarit.
"Liverpool dhe Tottenham njihen mirë mes tyre. Përveç kësaj, është një finale dhe nevojitet përgatitja duke studiuar pikat e forta dhe ato të dobëta të kundërshtarit. Në këtë aspekt nuk është ndryshe nga finalet e tjera. E dimë tashmë, kështu që pse ta mendojmë më gjatë?”.
Gjermani ndër të tjera tha se nëse janë të përgatitur e treta mund të jetë e vërteta.
"Nëse jemi në maksimumin tonë, atëherë jemi një skuadër e vështirë për t’u përballur, por i tillë është edhe Tottenhami. Një fjalë e urtë thotë: E treta e vërteta. Te Mainci e sigurova suksesin në herën e tretë. Shpresojmë që të vlejë edhe për Ligën e Kampionëve,” deklaroi Jurgen Klopp.