Ylli i Senegalit ka shënuar vetëm shtatë gola në 27 ndeshje të Premier Ligës këtë sezon.
Mirëpo trajneri Jurgen Klopp ka thënë se nuk është i shqetësuar në lidhje me formën e Sadio Mane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mane nuk ka shënuar që nga fitorja 3:1 ndaj Tottehnam më 31 janar të këtij viti.
I pyetur për formën jo të mirë të tij, Klopp ka thënë para gazetarëve: "Ne të gjithë e dimë se sa i mirë është Sadio Mane, çfarë lojtari është dhe çfarë bëri për ne".
"Padyshim që rezultati i tij nuk është i shkëlqyeshëm për momentin dhe ai e di këtë. Çdo sulmues në botë i njeh këto lloj situatash".
"Nuk jam i shqetësuar, por e shoh gjithashtu se forma e tij nuk është më e mira. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Kjo është e vetmja përgjigje që mund ta jap".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.