03.11.2018 · përditësuar para 2829 dite1 min lexim
Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se nuk ka gjasa që të nënshkruhet ndonjë kontratë e re gjatë janarit të vitit që vjen.
“Për momentin nuk duket se ne do të jemi shumë të zënë, mirëpo gjithçka varet nga lëndimet dhe gjëra të tilla”, ka thënë Klopp.
“Tani në skuadër çdo numër mund të zëvendësohet nga dy, tre apo katër lojtarë rezervë”.
“Unë nuk mendoj që ka ndonjë arsye për të sjell ndonjë sulmues tjetër në klub”, ka shtuar ai.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.