Lajmet e fundit
Tekniku gjerman po përcillet me kujdes nga skuadra franceze, pasi shihet si zëvendësues adekuat i Unai Emery, që pritet të shkarkohet gjatë verës

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, është në listën e shkurtër të Paris Saint-Germain për të marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës.
Gjermani i është bashkuar Luis Enrique, Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte si trajnerë që po përcillen me kujdes nga gjiganti francez.
Unai Emery pritet të shkarkohet në fund të edicionit pas dështimit në Ligën e Kampionëve, ndërsa kontrata e Klopp me Të Kuqtë skadon më 2022.