Lajmet e fundit
Gjermani ka konfirmuar se ishte afër marrjes së detyrës të shefit të skuadrës në Old Trafford – si pasardhës i Sir Alex Ferguson, po që nuk deshi të largohet nga Borussia Dortmund.

Jurgen Klopp ka treguar se Manchester Unitedi ka qenë i interesuar për të nënshkruar me të, por që nuk ka dashur të largohet nga Borussia Dortmund.
48 vjeçari drejton Liverpoolin kundër Djajve të Kuq të dielën.
Klopp ka pasur shumë oferta nga Gjermania, por ka treguar se edhe Unitedi ishte skuadër e interesuar për të.
“Kemi biseduar. Kemi folur jo dhe aq, por për mua ishte shumë. Ishte nder i madh për mua”.
“Në atë kohë unë nuk doja ta lija Dormundit. Kaq”.
“Ndoshta nuk ishte vendim i mençur, por i tillë jam unë”.