Lajmet e fundit
Adam Lallana, Danny Ings dhe Nathaniel Clyne i janë ribashkuar skuadrës pas kthimit nga ndeshjet me përfaqësuesen, si edhe mesfushori Emre Can dhe gardiani Adan Bogdan.

Jurgen Klopp ka mirëpritur pesë futbollistë para përballjes së Liverpoolit me Tottenahmin të shtunën.
Adam Lallana, Danny Ings, Nathaniel Clyne, Emre Can dhe Adam Bogdan i janë ribashkuar skuadrës pas detyrave me kombëtaret dhe do të jenë prezent në stërvitjet e pasdites së skuadrës, të martën.
Philippe Coutinho, James Milner, Daniel Sturridge, Mamadou Sakho, Lucas Albert Moreno, Kolo Toure, Dejan Lovren dhe Joao Teixeiera të gjithë ishin prezent në stërvitjen e parë të skuadrës nën urdhrat e trajnerit të ri të hënën.
Të kthyerit do të monitorohen nga gjermani që është duke përgatitur planin për ndeshjen e fundjavës në White Hart Lane.