Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, hodhi poshtë çdo sugjerim se ka një përçarje mes tij dhe Sadio Mane-së pasi sulmuesi refuzoi shtrëngimin e duarve të menaxherit të Liverpool natën e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Mane filloi fitoren 4-2 në Manchester United në stol dhe e bëri të qartë zhgënjimin e tij në kohën që mbaroi loja dhe kur Klopp ja zgjati dorën, ai refuzoi. Duket se ai ishte i nervozuar me faktin që u la në stol dhe hyri në lojë vetëm në minutën e 74.
"Unë nuk mund a bëj më të madhe atë punë," tha Klopp. "Futbolli është një lojë emocionale dhe njerëzit presin që ne të kontrollojmë emocionet tona gjithmonë por nuk funksionon në atë mënyrë.
“Ne do të flasim për këtë dhe gjithçka do të jetë mirë”.
Madje Klop iu drejtua gazetarëve se shpreson që në një situatë të ngjashme shefat e tyre të mos i hedhin poshtë të mirat e tyre për një moment të dobët.
“Nëse dikush më tregon pesë milionë herë respekt dhe një herë jo, çfarë është më e rëndësishme?
"Shpresoj për ju që shefi juaj, nëse një herë nuk i tregoni respekt, nuk i harron gjërat e tjera", shkruan TalkSport.