Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është shprehur i mahnitur nga performanca e Lionel Messi-t ndaj tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të Kuqtë u mposhtën 3:0 në "Camp Nou" dhe dy nga këta gola i shënoi argjentinasi, përfshirë këtu edhe një supergol nga goditja e lirë.
"Messi? Ai është i pandalshëm sepse është e pamundur që ta mbrosh atë goditje të lirë", ka deklaruar Klopp.
"Ndoshta tek 2:0 nuk ishte goli i tij më i mirë, por tregon që ai e di që është në vendin e duhur".
"Jam admirues i madh i tij, por e kemi mbrojtur mirë".