Lajmet e fundit
22 vjeçari, transfer 20 milionë funtesh në kohën e Brendan Rodgers, është kthyer nga huazimi dhe pret të ketë një start të ri në Anfield.

Lazar Markoviqit do t’i jepet një mundësi e re për të dëshmuar veten në Anfield, ndërsa menaxheri Jurgen Klopp përgatitet ta mirëpres nga Fenerbahce.
Serbi u transferua tek Liverpool nga Benfica për 20 milionë funte në vitin 2014, por ka dështuar ta dëshmojë veten, duke u huazuar.
Markoviq kthehet në Angli me qëllimin që kësaj radhe ta bëjë këtë gjë.
“Në fillim të para-sezonit do t’i them “mirësevjen dhe gjithçka varet nga ti”.
“Futbolli është i tillë. Një parasezon i gjatë dhe pastaj mund të kthehet”.
“Kemi mungesë të anësorëve. Kushdo që është i interesuar të jetë pjesë e skuadrës duhet të luajë në para-sezon”.