25.12.2016 · përditësuar para 3506 dite1 min lexim
Jurgen Klopp beson se Liverpool është klubi perfekt që do ta ndihmojë atë të arrijë ëndrrën e tij në Premier Ligë, njofton Klan Kosova.
49 vjeçari thotë se vendimi për t’u testuar në Premier Ligë ka qenë jashtëzakonisht i qëlluar.
“Gjithmonë kam qenë i interesuar në Premier Ligë dhe tani që jam këtu është shumë mirë. Është shumë intensive si punë, por e mrekullueshme”, ka thënë ai për Sky Sports.
“Ndërsa fakti që jam në Liverpool do të thotë se jam njeri me fat”.
“Po e them përsëri, ishte një vendim tepër i mirë, ky është klubi përfekt për mua”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.