Lajmet e fundit
Shefi i Reds ka thënë se duhen shmangur episode si ai i largimit të Raheem Sterlingut, pak para arritjes së gjermanit në Anfield.

Jurgen Klopp ka thënë se ai do që t’i mbajë lojtarët kryesorë të skuadrës dhe të tërheqë lojtarë tjerë.
Për ta ilustruar ai mori shembullin e Raheem Sterlingut që për 49 milionë funte u transferua tek Manchester City në një kalim kontradiktor.
20 vjeçari do të përballet me ish skuadrën e tij këtë fundjavë në Etihad Stadium dhe Klopp ka thënë se e kupton frustrimin e fansave.
“Nuk e njoh episodin Sterling, por njoh shumë të tjerë”.
“Duhet të bëhemi skuadër e atillë që askush të mos dëshiroj të largohet. Ky është qëllimi”.
“Është i mundshëm. Është rrugëtim i gjatë, shumë i gjatë. Por është i mundshëm”.