Lajmet e fundit
25 vjecari u kthye në stërvitje me skuadrën këtë javë, por nuk do të luajë ndaj Qytetarëve të shtunën

Philippe Coutinho është lënë jashtë skuadrës së Liverpool për ndeshjen e radhës të Premierligës jda Manchester City.
E ardhmja e tij ishte e paqartë deri në momentet e fundit të afatit kalimtar, ndërsa që atëherë është paraqitur në dy ndeshje të Brazilit.
Por megjithëse pati paraqitje të mira, Klopp ka vendosur që ta lë jashtë skuadrës, duke e arsyetuar vendimin e tij me mungesën e përgatitjes fizike të futbollistit.
"Unë kam biseduar me të. Ishte bisedë e këndshme. Por tani duhet të marr vendim. Kemi shumë ndeshje në pak ditë dhe pak kohë për stërvitje".
"Para se të shkonte në grumbullin me përfaqësuesen ai nuk pati stërvitur. Ndaj atij i duhen disa ditë që të përgatitet".