Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, raportohet se është kundër transferimit të Dejan Lovren-it te Milani në vlerë prej 25 milionë eurosh.
Sipas raportimeve nga Calcio Mercato, trajneri gjerman ndjen se Lovren vlen më shumë për të Kuqtë të cilët do të duhej ta gjenin zëvendësimin e tij në rast të largimit.
Nënkampioni i botës me Liverpool-in realizoi 18 paraqitje për Liverpool-in në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke e humbur vendin nga Virgil van Dijk dhe Joel Matip në qendër të mbrojtjes.