Lajmet e fundit

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se një transferim i tij te Bayern Munchen do të kishte qenë i komplikuar – marrë parasysh situatën e tij aktuale te Liverpooli.
“Nuk kam pasur kurrë një klauzolë largimi në një nga kontratat e mia”, tha Klopp për Sky Sport Germany.
“Nëse Bayerni ka qenë vërtetë i interesuar, pavarësisht asaj që do ta kisha bërë, ky do të kishte qenë një transferim i komplikuar”.
“Kam një kontratë për katër vjet të tjera në Liverpool, dhe klubi është i lumtur me mua. Prandaj kjo tregon totalisht që ata (Bayerni) nuk kanë tentuar”.