Lajmet e fundit
Strategu gjerman është shprehur i lumtur me paraqitjen e brazilianit në përballjen e fundit, pas problemeve që ka pasur

Jurgen Klopp, ka thënë se ndihet i kënaqur që Roberto Firmino ka shënuar në takimin që Reds e zhvilluan kundër Stoke City.
Sulmuesi brazilian e realizoi golin e dytë në fitoren 4-1. Së fundmi, ai ka pasur probleme me autoritetet, duke qenë se është arrestuar duke vozitur në gjendje të dehur.
Trajneri gjerman nuk ka komentuar problemet që ka pasur Firmino, por u shpreh i lumtur për golin e tij.
"Firmino ka luajtur më të vërtetë mirë dhe meritoi golin e tij”, është shprehur Klopp për Sky Sports.
Më tej, ai vetëm ka përmendur se lojtari ka pasur një periudhë të vështirë në javët e fundit.