Lajmet e fundit

Ousmane Dembele s’i ka mbetur rrugë tjetër përveç largimit nga Barcelona.
Por për të është duke u interesuar seriozisht trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i cili dëshiron që ta sjellë francezin në Anfield, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Klan Kosova.
Dembele nuk është ndër të preferuarit te skuadra kamione e Spanjës, prandaj edhe ata po duan që ta shesin.
Klopp ka qenë i interesuar për Dembele edhe para se ai të kalonte në Barcelonë, por që tash është duke parë mundësinë e vërtetë për ta siguruar nënshkrimin e tij.