Lajmet e fundit
Menaxheri që nuk është i njohur për transferime të mëdha në afatin kalimtar të dimrit, është i gatshëm për prurje të reja kësaj radhe.

Jurgen Klopp e ka pranuar se nuk i ka aspak në qejf transferimet në afatin kalimtar të janarit, por ka thënë se është i hapur për transfero të reja.
Marko Grujiq do të jetë nënshkrimi i parë i gjermanit tek Reds.
19 vjeçari është një nga talentët më të mëdhenj të gjeneratës së tij, por Klopp ka thënë se është i hapur edhe për transfere tjera.
“E kam thënë gjithmonë që afati i janarit është i vështirë. Çmimet janë të larta dhe gjëra të tilla”.
“Nuk më pëlqejnë këto gjëra, por duhet të reagomë”.
“Kam pak kohë që jam këtu dhe me sa di vetëm një futbollist do largimin”.
“Por duhen llogaritur edhe lëndimet e mundshme, prandaj duhet të reagojmë tani”.