Lajmet e fundit

Jurgen Klopp ka siguruar se Jordan Henderson do të mbetet kapiten i Liverpoolit pas rikthimit nga lëndimi.
Henderson nuk ka luajtur nën urdhrat e Kloppit që kur ai ai theu një kockë në këmbën e tij të djathtë në shtator dhe më pastaj James Milner ka marr shiritin e kapitenit në mungesë të tij.
Reprezentuesi anglez , 25 vjeçar është afër rikthimit në javët që po vijnë dhe Klopp insiston që ai do të mbetet lider i ekipit kur të rikthehet.
“ Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë,” ka thënë Klopp.”Nuk e di se kush e ka marë vendimin, ndoshta ekipi, nuk kam pyetur për këtë sepse është logjike për mua.
“Unë e kam takuar atë dhe ai është absolutisht një lider. Ne të gjithë shpresojmë për një rikthim në javët që po vijnë. Dhe natyrisht Henderson mbetet kapiten.” Ka përfunduar Klopp, raporton Goal.Com, njofton Klan Kosova.