Lajmet e fundit
Trajneri i Liverpoolit mendon se ish rivali i tij në Bundesligë do të ndikonte për të mirë në ligën angleze dhe do të ngriste standardin e përgjithshëm.

Jurgen Klopp ka lavdëruar Pep Guardiolan të cilin e ka quajtur “trajnerin më të mirë në botë” dhe beson se ai do të përmirësonte nivelin e Premierligës dhe do ta bënte më garuese.
Guardiola është lidhur me një kalim në Angli gjatë verës pas njoftimin se nuk do ta vazhdojë kontratën me Bayern Munich në fund të sezonit.
Manchester City është skuadra që përmendet më shumë si destinacion i mundshëm i spanjollit, si edhe Manchester United dhe Chelsea.
Ish trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp mendon se Pep do ta përmirësonte Premierligën.
“Nëse është thashetheme, atëherë është shumë e sofistikuar”.
“Por nëse kjo ndodh, atëherë Premierliga do të përforcohej me trajnerin më të mirë në botë”.
“Ai do ta bënte më të vështirë punën për të gjitha skuadrat”.