Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, në interivstën e tij të fundit ka thënë se me patjetër skuadra duhet të forcohet në mesfushë.
Sipas tij, është mesfusha që çalon për momentin, ndërsa në klub është vetëm një mesfushor defanziv, pra që luan në atë pozitë natyrale, bëhet fjalë për Bajcetic.
Mesfushorë qëndrorë për momentin janë Jones, Alcantar, ndërsa mesfushor sulmues Mac Allister, Szoboszlai dhe Elliot.
Për momentin, Liverpool është duke e kërkuar mesfushorin e Southampton Romeo Lavia, dhe është afër transferimit të tij, por kosoto është shumë e lartë, rreth 55 milionë euro.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.