Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është i brengosur për të ardhmen e Philip Coutinhos, pas interesimit që vjen nga Barcelona.
Klopp është i sigurt se Coutinho do të qëndrojë me të kuqtë, duke insistuar se ish-sulmuesi i Interit është i lumtur aty ku është, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Nuk jam i shqetësuar sepse mendoj që Phil përshtatet shumë mirë këtu, dhe po ndjehet komod”, tha Klopp.
“Nuk jam i brengosur për Barcelonën aktualisht, sepse ne iu japim djelmoshave perspektivë të mjaftueshme, që ata vërtetetë të duan të jenë pjesë e këtij plani për vitet e ardhshme", shtoi gjermani.