Lajmet e fundit

Trajneri i ri Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka thënë që dëshiron të ndryshojë strukturën e kombëtares.
Ai shprehu ngazëllimin që t’i përvishet kësaj sfide dhe ta kthejë kampionin e katërfishtë botëror në majën e futbollit.
"Dua të përfshihem shumë në strukturat e federatës. Sot të gjithë janë të lumtur, por nuk jam i sigurt se kështu do të jetë çdo ditë. Unë dua të përmirësoj gjithçka”, ka thënë Kloppi.
"Dua ta paraqes Gjermaninë në një dritë pozitive, në mënyrë që me kalimin e kohës të rikthehemi në majën e futbollit”.
"Mezi po e pres këtë sfidë.