Lajmet e fundit
Strategu gjerman mund të përfundojë duke drejtuar një skuadër nga Premier Liga.

Jurgen Klopp shpejtë mund të shihet në zonën e trajnerëve në fushat e blerta.
Strategu gjerman që mori pak kohë të lirë pas disa vitesh në krye të Borussia Dortmundit, siç raportojnë mediat britanike, mund të kthehet në krye të një skuadre ishullore.
Mundësitë ekzistojnë që pas rezultateve të dobëta me Liverpoolin, Brendan Rodgersit t’i tregohet dera ose t’i kërkohet dorëheqja në mënyrë që të bëhet vend për gjermanin.
Ishte raportuar se drejtimin e Reds mund ta marrë edhe Carlo Ancelotti, tjetër trajner i shkëlqyer, por Klopp duket mundësi më e madhe.