Lajmet e fundit
Shefi i Reds mund të ketë arritur finalen e League Cip, por insistimi i tij në stilin e lojës me intensitet të lartë dëmton lotjarët, mendon eksperti i fitnesit.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp bëri gabim klasik duke implementuar stilin e tij të lojës – me shumë presion dhe vrapim – në Anfield shumë herët, mendon ish trajneri i Uellsit Raymond Verheijen.
Klopp pasoi Brendan Rodgers në tetor, por ka pasur rezultate të përziera që atëherë.
Verheijen, që ka punuar si trajner fituesi me Bayern Munich, Barcelona dhe përfaqësuesen e Holandës, ka thënë se Klopp të ketë pasur kujdes dhe sezonin e dobët me Borussia Dortmund në mendje, kur vendosi që ta aplikojë këtë stil loje tek Liverpool.
“Jurgen Klopp shpresoj të ketë mësuar diçka të vlefshme tek Liverpool”.
“Ai implementoi stilin e lojës që u tregua i suksesshëm në vitet e para tek Dortmund”.
“Në ato të fundit lëndimet u shtuan dhe suksesi ra. Megjithatë ai është trajner i madh”.
“Por njerëzit bëjnë gabime klasike ndonjëherë. Siç ka bërë Louis van Gaal tek Machester United”.
“Nëse Klopp i ka analizuar gjërat, ai duhet ta ketë parë sa shumë ndeshje do të luajë skuadra. Dhe nuk mund t’u kërkosh lojtarëve të shërohen shumë shpejtë kur kanë lëndime. Këto gjëra nuk funksionojnë”.