Lajmet e fundit
Gjermani mendon se belgu mund të përmirësohet ende, megjithëse po shënon gola.

Jurgen Klopp ka insistuar se ka ende shumë hapësirë për përmirësim tek Christian Benteke.
Benteke shënoi një gol vendimtar në fitoren 1-0 të Liverpoolit ndaj Sunderlandit të mërkurën, pas golit të fitores ndaj Leicester City më herët.
Belgu, që u transferua nga Aston Villa gjatë verës, krijoi edhe një varg rastesh, por Klopp ka thënë se ai duhet të përmirësohet ende.
“Kur sulmuesi shënon gola vendimtar gjithmonë ësthë gjë e mirë, por besoj që edhe ai e di që mund të përmirësohet ende”.
“Por në këtë moment na duhen golat më shumë se gjithçka tjetër, ndaj jemi të kënaqur”.