Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka kërkuar nga ky klub që ta blejë David Alaba-në, sipas raportimeve nga Don Balon.
Alaba-së i përfundon në verë kontrata me bavarezët, dhe nuk pritet që ta vazhdojë kontratën me ta.
28 vjeçi besohet të ketë mbajtur bisedime me Realin për një transferim të mundshëm më “Santiago Bernabeu”, mirëpo kjo marrëveshje mund të mos ndodhë nëse përfshihen të Kuqtë.