Lajmet e fundit

Trajneri gjerman, Jurgen Kloop ka thënë se është i lumtur nga jeta larg futbollit dhe se tash për tash nuk ka plan konkret për ndonjë rikthim.
Ai ka thënë se vitin tjetër ka gjasa që të bashkohet me ndonjë klub, por që nuk do të jetë nga ato elitare të Evropës.
Kloop u largua nga Dortmundi sezonin e fundit, ndërsa ka suksesin më të madh me klubin e ka pasur arritjen në finale të Champions League në vitin 2013, të cilën e pati humbur, kurse në sezonin 2014/2015 ka mbetur në fund të tabelës në Bundesliga.
Pasardhësi i tij te Dormtmund është Thomas Tuchel i cili do ta udhëheq klubin në sezonin e tanishëm.
Ka fjalë se ai mund të jetë zëvendësues i Arsene Wenger tek Arsenal, apo Brendan Rodgers tek Liverpool, por diçka e tillë sipas Kloop nuk do të ndodhë.
“Nuk do të jetë ndonjë klub i madh, ka klube të cilat kanë nevojë për ndihmë, kam disa projekte të mira para vetes”, ka thënë Kloop.
“Por nuk e di saktësisht se ku, nuk kam planifikuar saktësisht, do të jetë nj kapitull i ri. Do të shihni edhe ju se çfarë do të ndodhë, nuk e di ku do të vazhdojë por e di se diku, po”, ka thënë Kloop, transmeton Klan Kosova.