Lajmet e fundit

Jurgen Klopp nuk do t`i shkëmbente tre yjet aktual te Liverpoolit: Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane me tre yjet e tjerë të Paris Saint-Germain: Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.
Këtë e bëri të ditur vetë trajneri gjerman përpara përballjes së sontme që ekipi i tij e zhvillon kundër “Parisienëve” në Champions League.
"I dua lojtarët e mi, të gjithë, nuk do t'i ndryshoja", tha Klopp.
Kloop nuk i kurseu lavdatat për një lojtar të PSG-së, Angel Di Marian.
“Ndoshta ai nuk kaloi kohën e tij më të mirë te Man United, por e gjithë karriera e tij ishte i jashtëzakonshme”, u shpreh tekniku gjerman.
51 vjeçari tuje shtoi se duhet t`i respektojnë lojtarët e PSG, por pa u frikësuar prej tyre.