“Supernova” do të rikthehet shumë shpejt në ekranet televizive.
Moderatorja Sara Kolami, për Prive Klan Kosova ka zbuluar disa risi që do të sjellë sezoni i ri, përfshirë pjesëmarrjen e djemve në format. Sa i përket jurisë, ajo u shpreh se do të përfshihen persona që ajo i vlerëson shumë dhe disa prej tyre i ka propozuar vetë, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetarët Agon Rexhepi dhe Blinera Vitija, diskutuan rreth asaj se kush mund të jenë në juri.
Vitija bëri të ditur se në media është spekuluar shumë që në juri do të jenë ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 4.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.