Lajmet e fundit

Ish-trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, është në negociata me klubin e Bungesliga II, VfB Stuttgart, për t’u bërë shefi i tyre i parë ekzekutiv, sipas raportimeve nga Bild.
Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur u largua nga pozita e trajnerit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2016, ndërkaq tani duket se është gati për një aventurë të re.
Ardhja e tij në Stuttgart do ta shënonte rikthimin e tij pas dhjetë vjetësh në një punë në vendlindje, që kur ishte larguar nga Bayern Munchen më 2009.