Lajmet e fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Trinidadi e Tobago ndanë pikë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Jurgen Klinsman është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola të së martës mbrëma ndaj Trinidadit dhe Tobagos, megjithëse mendon që skuadra e tij duhej të kishte fituar.
ShBA-ja pati mundësitë e saj në ndeshje, ndërsa Gyasi Zardes dhe Jermaine Jones goditën shtyllat, duke bërë që trajneri të flasë për dështimet e skuadrës para portës.
“Siç e kam pritur, ishte ndeshje e vështirë”.
“Patëm mundësitë tona, të dy palët, por ne ishim më të mirë. Duhet të kishim fituar”.
“Por edhe barazimi nuk është i keq. Na mban në krye të grupit ndërsa presim ndeshjen e radhës”.