Lajmet e fundit
Strategu gjerman mund ta shohë fundin në krye të stolit të amerikanëve, pas rezultateve të dobëta

Jurgen Klinsman mund të shkarkohet nga pozita e përzgjedhësit të përfaqësueses së Amerikës.
Siç shkruajnë mediat italiane, stoli i trajnerit gjerman është lëkundur, sidomos pas humbjes së pësuar ndaj Kosta Rikës.
Madje federata duket se ka te qarte edhe idenë se cili do të jetë pasuesi i 52-vjeçarit.
Bëhet fjalë për Roberto Mancinin, i cili pasi u largua nga drejtimi i Interit, është një trajner i lirë dhe kërkon të nisë një eksperiencë të re.