Klinika e Pediatrisë është përgjigjur pas raportimeve me ankesa për mungesë të energjisë elektrike në objektin e ri, të nënave që po trajtonin fëmijët e tyre.
Nga kjo Klinikë kanë pranuar raportimin e klankosova.tv, se pati ndërprerje të energjisë elektrike për 40 minuta, megjithatë, mohojnë se aparaturat nuk kanë funksionuar në atë periudhë.
''Sot, rreth orës 17:45, në Klinikën e Pediatrisë – objekti i vjetër, ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike. Furnizimi është rikthyer brenda një minute dhe nuk ka shkaktuar probleme.
Në Klinikën e Pediatrisë – objekti i ri, ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta. Gjatë kësaj kohe, aparaturat kanë funksionuar me bateri mbajtëse dhe nuk ka pasur asnjë problem në punë''.
https://klankosova.tv/pediatria-e-re-40-minuta-pa-rryme-nena-ankohet-se-u-desh-intervenimi-i-policise-qe-keds-te-vepronte/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.