Lajmet e fundit

Një punëtor i një pompe të derivateve në Klinë ka thënë se dje një person i maskuar nën kërcënimin e armës i kishte marrë 792 euro.
Në raportin e policisë thuhet se pas kryerjes së veprës i dyshuari, mendohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.