03.11.2015 · përditësuar para 3925 dite1 min lexim
Ajax “blindoi” Davy Klaassen. Talenti 22-vjeçar rinovoi kontraten me klubin holandez deri më 30 Qershor 2019.
Edhe pse marrëveshja e mëparshme me skuadrën nga Amsterdami skadonte në vitin 2018, mesfushori vendosi ta zgjasë atë edhe me 1 vit tjetër.
Klaassen luan që prej vitit 2004 me Ajax, fillimisht në Akademinë e të Rinjve, ndërsa më 22 Nëntor 2011 bëri debutimin e tij të parë në Champions League.
Më parë lojtari kërkohej edhe nga Barcelona, Milani dhe Juventus.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.