Klasikja e Madonnas, ''La Isla Bonita'' ishte rreshtuar si një perlë e hiteve të '80-ta, ndërsa edhe sot kujtohet e dëgjohet me shumë nostalgji.
Megjithatë kënga e cila dikur ishte interpretuar nga mbretëresha e muzikës pop, ishte kompozuar fillimisht për t’u kënduar nga i ndjeri, Michael Jackson, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=qqIIW7nxBgc
Kështu ka bërë të ditur kompozitori Patrick Leonard për Boy Culture, ndërsa ka thënë se paraprakisht kishte qenë në kontakt me mbretin e muzikës pop për realizimin e kësaj vepre muzikore.
Megjithatë ai pohon se Michael Jackson e kishte pranuar vet se kënga me frazën ''la isla bonita'' nuk ishte e krijuar për të, ndërsa vet Jackson kishte deklaruar ''Kjo këngë nuk është për mua''.
Kompozitori Patrick Leonard thekson se në atë kohë ishte në kontakte të vazhdueshme me Madonnan ndërsa ajo e kishte preferuar bashkëpunimin ku më pas dhe përfundoi në një hit të pafund, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.