Klankosova.tv ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në lidhje me rastin e agresionit serb në Banjskë.
Në dosjen voluminoze, prej gjithsej 158 faqe, jepen detaje që nga nisja e grumbullimit të grupit terrorist serb, të udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e pastaj stërvitjet ushtarake të grupit, hyrjet në Kosovë, e deri te sulmi i 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku.
Si financohej grupi terrorist i Radoiçiqit?
Sa i paguante Radoiçiqi pjesëtarët e këtij grupi terrorist?
Nga e merrnin armatimin?
Ku i bënin stërvitjet dhe përgatitjet për sulm në Republikën e Kosovës?
Çka ishte qëllimi i këtij grupi, sipas gjetjeve të Prokurorisë?
Krejt këto, dhe shumë më shumë detaje ekskluzive, do t'i mësoni gjatë ditës së sotme në Klankosova.tv.
Qëndroi me ne!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.