Klan Kosova do të ju ofrojë Exit Poll-in, i cili jepet pas mbylljes së vendvotimeve, në orën 19:00.
Kur kanë mbetur edhe tri orë për të parë rezultatet, gazetari Adriatik Kelmendi ka dhënë disa detaje lidhur me Exit Poll-in.
“Në terren janë 105 persona, është kompania PIPOS me të cilen këmi bashkëpunuar edhe më herët dhe besoj se duhet t’i shpjegojmë shikuesve se ka përvojë të Exit Pollave të shfaqura në televizionet kosovare. Klan Kosova prinë në këtë dhe tashmë mund të themi se është televizioni që tradicionalisht i ka Exit Pollet e organizuara në ditën e zgjedhjeve”, tha fillimisht ai.
Ndërkaq, Kelmendi shtoi se ky Exit Poll nuk përfshinë votat e diasporës, dhe se margjina e gabimit mund të sillet nga 1.5 në 2 përqind.
“Exit Polli nuk përfshinë votat e diasporës. Margjina e gabimit mund të sillet prej 1.5 deri në 2 përqind, varësisht edhe se sa janë të prirur qytetartët që të tregojnë për kë kanë votuar. Unë pres që numri i qytetarëve të jetë që nga paslufta e deri më tasdh.
E, krejt në fund, ai zbuloi se këtë vit nuk ka ndarje siç ka pasur në zgjedhjet e kaluara.
“Mund të themi se nuk ka ndarje të tillë çfarë ka pasur në zgjedhjet e kaluara dhe do të jetë e vështirë që pa bashkëpunime të krijohen institucionet”, bëri të ditur Kelmendi, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë se, pas prezantimit të të dhënave të Exit Pollit do të ketë edhe debatë në studio.
https://www.youtube.com/watch?v=z4xqDnP67wc
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.