Lajmet e fundit

Po vazhdon transmetimi direkt i Maratonës “Finale” të zgjedhjeve në Klan Kosova me mbulim nga çdo anë e Kosovës.
Hapjen e saj mëngjesin e sotëm e bënë moderatorët e televizionit më të madh në vend: Gonxhe Gërxhaliu, Enis Reçica dhe Shpresa Sekiraqa.
Gjatë gjithë ditës zgjedhore, ekipet e Klan Kosovës do të jenë në terren për të përcjellë nga afër procesin e votimit, zhvillimet kryesore, pjesëmarrjen e qytetarëve.
Klan Kosova ofron informim të shpejtë, të saktë dhe gjithëpërfshirës, duke sjellë pamje dhe analiza në kohë reale nga çdo cep i vendit.
Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme, ku sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote është 2,076,290 votues.