28 nëntor është ngjarja më e madhe historike e shqiptarëve.
Sot janë mbushur plot 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kështu viti 1912-të shënon përfundimisht çkapjen e territoreve shqiptare prej pushtimit të Perandorisë Osmane.
Njëkohësisht data 28 e muajit nëntor, i ka edhe dy ngjarje tejet të mëdha.
Sot është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së.
Kjo datë kthen përherë në kujtesën tonë të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë.
Me krenari sot festojmë arritjen shekullore të shqiptarëve.
Mijëra e mijëra shqiptarë që jetojnë larg vendlindjes, po e festojnë Ditën e Flamurit.
Klan Koosva ua sjell atmosferën festive të 28 nëntorit nga Amerika, Zvicra dhe Turqia, njofton Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Z30nIDHckG4
https://www.youtube.com/watch?v=xANLaw-Y5Tw
https://www.youtube.com/watch?v=ymOBHsBzWMU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.