Televizioni “Klan Kosova” shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës,
Prezentues/e i/e rubrikës së motit – një (1) pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Prezantimi i motit në emisionin “Ora 7” dhe në të gjitha edicionet e tjera të lajmeve;
- Të ketë qasje kreative gjatë prezantimit të motit;
- Të informohet vazhdimisht me të dhëna të detajuara për motin;
- Të gjejë informata interesante për t’i prezantuar në rubrikën e motit;
- Të ketë iniciativa për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Të ketë aftësi kompjuterike;
- Të ketë aftësi të mira prezantimi dhe komunikimi;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (njohja edhe e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi)
- Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/shme për t’u përshtatur me nevojat dhe kërkesat brenda televizionit.
Kandidatët e interesuar, të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në së bashku me foto,
- Përgatitja universitare - e preferueshme
- Letër motivuese;
- Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në:
hr@klankosova.tv
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më
05.02.2021, në orën 16:00. ●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.