Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në një zonë të qetë të Malishevës, ku një çift i moshuar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, pas përpjekjes për të shmangur një përplasje me një automjet tjetër.
Fatmirësisht, nuk ka viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ngjarja është vërejtur nga ekipi i Klan Kosovës, i cili ndodhej pas çiftit në momentin e aksidentit. Ekipi ka reaguar menjëherë, duke ndaluar për të ofruar ndihmën e parë.
Ata kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmën e shpejtë për të siguruar ndihmën mjekësore të nevojshme për çiftin e moshuar.
Autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.