Gati gjithçka që shkroi vet, e tha nëpër intervista dhe rrëfimi i të tjerëve për politikanin dhe publicistin shqiptar, Arbën Xhaferin , janë përmbledhur në pesë vëllime.
Qendra kulturore Klan Kosova sjellë këtë botim për herë të parë, në të cilin janë përfshirë edhe pjesa dërmuese e eseve dhe materialet që mbetën në llaptopin e të ndjerit.
Redaktori i librit, Shkëlzen Maliqi, ka thënë që brenda librit trajtohen tema të ndryshme përderisa e ka cilësuar Arbën Xhaferin autor e politikan të spikatur.
Mbledhja e materialeve sipas redaktorit ka nisur në vitin 2012, ndërsa, është mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Promovimi i këtyre veprave do të bëhet në Panairin e Librit, që do të hapet të martën në Prishtinë si dhe në Tetovë, Tiranë e qytete të tjera shqiptare.
Kronikë nga Rejhane Selimi
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.