Lajmet e fundit

Programi i larmishëm i Klan Kosova nga sot mund të ndiqet në kanalin numër 7 të platformës kabllore DigitAlb në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, ka thënë se kjo mund të quhet si ditë historike, bazuar në atë se asnjë televizion kosovar nuk ka qenë i renditur në mesin e kanaleve kryesore televizive në Shqipëri.
“Jemi Një! është motoja e Klan Kosovës. Kështu natyrshëm i përket Klan Kosovës ta bëjë këtë bashkim”, është shprehur Kelmendi.
“Kënaquni me programet e pasura dhe të larmishme të skemës verore. Nga shtatori, ekrani juaj më i dashur do të kalojë në nivele krejt të tjera me ofertën programore!”.