Në qendrën kulturore Klan Kosova, të martën mbrëma organizohet koncert i madh , për nder të festave të fund vitit.
Para qindra shikuesve, do të perfomojnë yjet e muzikës popullore shqiptare, Kastriot Tusha, Manjolla Nallbani, Vikena Kamenica, Leonora Jakupi, Yllka Kuqi dhe Selami Kolonja.
Organizatorët kanë treguar se interesimi për këtë ngjarje ishte tejet i madh, përderisa producenti Florent Boshnjaku është shprehur i lumtur me mundësin që ka ofruar kjo qendër kulturtore për të gjith artistët.
Koncerti madhështor do të fillojë nga ora 19:00, dhe do të transmetohet në television në netët festive të vitit të ri.
Kronikë nga Rejhane Selimi
https://www.youtube.com/watch?v=RwMUPoco3EA&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.