Lajmet e fundit

Klan Kosova dhe Qendra e Kinematografisë së Kosovës, kanë arritur një marrëveshje, e cila parasheh që çdo të diel të shfaqen filmat e shkurtër që mbështeten nga ky institucion.
Ndryshe, filmi “Shok” që u mbështetë nga QKK-ja, dhe i cili bëri bujë me nominimin për Oscar, ka fituar çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në “Boulder International Film Festival”.
Festivali i cili ka zgjatur nga 3 e deri me 7 mars, ka mbledhur rreth vetes ajkën e filmave më të realizuar aktualisht, mes tyre edhe filmin 21 minutësh i cili u nominua në kategorinë “Short Film Live Action” nga Akademia Amerikane e Filmit.
Boulder International Film Festival sivjet mbajti edicionin e 12-të në Kolorado.