08.08.2019 · përditësuar para 2527 dite1 min lexim
Cili është qëllimi i postimit të fotove në rrjete sociale?! Të na shohin të tjerët sa të lumtur jemi, sa të bukur dhe sa shumë po kënaqemi me jetën tonë perfekte. Ok, merremi një moment tjetër me këtë diskutim, sepse sot ka diçka që duhet ta dini me çdo kusht.
Kur merrni një pozë gati për foto, sigurohuni që të MOS buzëqeshni. Buzëqeshja ka shumë gjëra pozitive dhe për momentin mund të dukeni shumë bukur, por mendoni pak më gjatë.
Një eksperiment i kryer së fundmi doli në përfundimin se buzëqeshja në foto ju shtron rreth tri vite e gjysmë në moshë, shkruan anabel, kjo sepse buzëqeshja ekzagjeron rrudhat rreth syve.
Ju s’do ta donit këtë apo jo? Në vend të kësaj, zgjidhni një pozë tjetër, alla Kim Kardashian, Kendall Jenner, por brenda llojit tuaj sigurisht.
Nuk ia vlen të “plakesh” para kohe, për një postim më shumë apo jo?
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.