Lajmet e fundit

Papa Françesku zhvilloi takime të veçanta me familjet izraelite të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe palestinezët me të afërmit në Gaza.
Ai tha se konflikti Izrael-Hamas kishte shkuar përtej luftës, duke u shndërruar në "terrorizëm" dhe theksoi se "të dyja palët po vuajnë".
Duke folur në audiencën e tij të përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit, menjëherë pas takimeve në rezidencën e tij, Papa tha: "Ata vuajnë kaq shumë dhe kam dëgjuar se si vuajnë të dyja palët", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ju lutemi na lejoni të shkojmë përpara për paqe... Bekimi im shkon për të gjithë."