Lajmet e fundit

Fotografi, Steven Burton, ka realizuar një fotosesion me ish anëtarët e bandave të ndryshme të cilët kanë tatuazhe pothuajse në gjithë trupin.
Ai ka fotografuar 27 ish anëtar të bandave për t’i ndërhyrë më pas në to me Photoshop në mënyrë që t’ia largojë të gjitha tatuazhet që kanë, transmeton Klan Kosova.
“Njëri prej tyre që ka më së shumti tatuazhe, Marcus, filloi të qeshte pasi nuk dinte se çfarë të thoshte. Në një mënyrë u shokua nga ato pamje. Pas qeshjes ai ra në heshtje dhe sytë iu mbushën me lot. Ishte ai momenti kur e kuptova se sa e thellë është kjo histori”, është shprehur Burton.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e realizuara nga Burton.





